Etnon dhe Genta do ta dridhin

gitnon
Category: News

Reperët e grupit “Etnon” do të vijnë me një bashkëpunim me këngëtaren Genta Ismajli.
Kënga mban titullin “Shake it” dhe tashmë është kompletuar incizimi i saj – ka bërë të ditur Genc Prelvukaj në një prononcim për Telegrafi.

Ai ka thënë se klipi është në përfundim e sipër dhe për vizualizimin është angazhuar Max Production.
Kënga është ritmike, ndërsa versioni në audio është realizuar në Black Fish Entertainment. /Telegrafi/